Kompania celulare, Eagle Mobile, e mbështetur dhe nga 24 kompani të tjera, ka nisur një projekt sensibilizues nën moton “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetim”.

Eagle Mobile ka vënë në dispozicion 25 bursa studimi për fëmijët jetim me rezultate më të mira në mësime.

Një pjesë e bursave do t’i shkojnë fëmijëve në shkollat e mesme, ndërsa pjesa tjetër atyre në shkollat e larta.

Sipas të dhënave në Shqipëri janë rreth 31 mijë fëmijë jetim, shifër kjo që është shumë e lartë duke marrë parasysh numrin e popullsisë.

Koka: Vodafone në ndihmë të fëmijëve të ngujuar

Fondacioni Vodafone Albania, në bashkëpunim me fondacionin “Dita e paqes dhe e dialogut në komunitet” ka zhvilluar një seminar me mësues të shkollave Bardhaj dhe Grudë në qarkun e Shkodrës me synim zhdukjen e fenomenit të gjakmarrjes.

Gjatë viteve të fundit viktimat nga gjakmarrja janë shtuar shumë duke ngujuar shumë familje në shtëpitë e tyre.

Sipas përfaqësuesve të fondacionit Vodafone në të ardhmen do të zhvillohen dhe aktivitete të tjera./tvklan.al