Tragjedia që ndodhi në liqenin e Ohrit me çrast humbën jetën 15 turist nga Bullgaria dhe 5 të tjerë u lënduan si duket do t’i ftohë edhe më tepër raportet ndër shtetërore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Kryeministri bullgar Bojko Borisof nga Sofia ka adresuar akuza të rënda në adresë të Maqedonisë, duke vlerësuar se Maqedonia është turpëruar në këtë rast. Borisof ka thënë se në rastin e fundosjes së anijes Ilinden, Maqedonia është turpëruar si në rastin e Spaskas Mitrevës, shtetases bullgare e cila është dënuar me 3 muaj arrest në Maqedoni. Edhe pse janë nënshkruar në librin e zi të hapur në ambasadën Bullgare në Shkup, përfaqësuesit e kreut shtetëror të Maqedonisë nuk kanë komentuar akuzat e kryeministrit Bullgar.
Burime qeveritare për TV Klan ka njoftuar se vetëm kryeministri Nikola Gruevski, në mbledhje të qeverisë ka thënë se deklaratat e Borisofit do të nxjerrin probleme të reja mes dy shteteve. Përveç kreut shtetërorë të Maqedonisë në librine zi janë nënshkruar edhe përfaqësues të partive politike dhe të korrit diplomatik në Shkup. Në mesin e tyre ka qenë dhe ambasadori shqiptar në Maqedoni Arben Çeku, i cili në emër të shtetit shqiptarë ka shprehur ngushëllimet për këtë tragjedi.
Arben Çeku: “Shprehëm ngushëllimet tona kolegëve të ambasadës së Bullgarisë këtu në Maqedoni, po ashtu nëpërmjet këtyre edhe popullit të Maqedonisë, familjeve të viktimave, familjeve të turistëve të cilët humbën jetën”.
Në ndër kohë për shkak të kushteve të pa volitshme atmosferike ehde sot nuk është nxjerrë nga uji anija e fundosur Ilinden. Ekspertët nga Bullgaria dhe Kroacia të cilët marrin pjesë në grupin e punës për verifikimin e shkaqeve të fatkeqësisë kanë kërkuar që të përsëritet xhirimi nën ujorë i anijes, pasi kanë vlerësuar xhirimet e para kanë qenë të turbullta.
Nga Shkupi për TV Klan, Isen Saliu./tvklan.al