Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Cape Sounio, në Greqi, në datat 10 – 12 Maj 2018. ...