Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Kriza Politike 2010

Berisha zbardh negociatat me PS: Rama refuzoi propozimet e ndërkombëtarëve – (1 Mars 2010)

Kryetari i qeverisë Sali Berisha garantoi opozitën për shqyrtim me seriozitet të dy propozimeve ligjore të Partisë Socialiste të depozituar në Kuvend një ditë nga thyerja e bojkotit. Sali Berisha: “Këto nisma do të trajtohen me seriozitetin më të madh, me angazhimin më të madh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Dhe mesa...

Mars 1, 2010

PPE dhe OSBE apel PS: Stop bojkotit, pranoni zgjedhjet dhe kthehuni në Kuvend-(19 Shkurt 2010)

Pas Asamblesë Parlamentare të OSBE-së një tjetër institucion prestigjioz ndërkombëtar shprehet kundër bojkotit të Kuvendit nga Partia Socialiste e Shqipërisë, duke i kërkuar asaj që të heqë dorë nga pretendimet për rihapjen e procesit elektoral dhe në hetimin e zgjedhjeve të respektojë Kushtetutën dhe vendimet e gjykatave. Në një deklaratë të vetëm Grupi i Partive...

Shkurt 19, 2010

Ilir Meta: Kompromisi me opozitën nuk nënkupton hapjen e kutive-(19 Shkurt 2010)

Pas kryeministrit dhe numri dy i ekzekutivit ka përsëritur ka përsëritur qëndrimin e palëkundur të mazhorancës për të mos cenuar pavarësinë e gjyqësorit. Ilir Meta ka deklaruar se kompromisi me opozitën nuk nënkupton aspak hapjen e kutive. Ilir Meta: “Mendoj se kompromisi është i gjetur. Ju e dini shumë mirë se nga ana e mazhorancës...

Shkurt 19, 2010

Reagimi i Ramës pas deklaratës së Presidentit të OSBE Soares për zgjedhjet-(18 Shkurt 2010)

Edi Rama: “Përshëndes me mirënjohje Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për, mirëkuptimin e plotë dhe tërësor të shqetësimeve tona, shprehur në deklaratën e tij për shtyp. Mikpritja e shkëlqyer që na rezervoi dhe dëgjimi shumë i vëmendshëm i pikëpamjes sonë për krizën e rëndë në Shqipëri meritojnë falënderimin ton publik për Presidentin Soares. Ne...

Shkurt 18, 2010

Opozita i jep fund bojkotit, PS pritet të hyje në parlament pas takimit Ruçi-Topi – (16 Shkurt 2010)

Pas takimit që Presidenti i Republikës  Bamir Topi pati me Kreun  e Partisë Socialiste Edi Rama dhe Kreun e Asamblesë Kombëtare në këtë parti Gramoz Ruçin, duket se krizës politike po i vjen fundi. Pas takimit kreu i Asamblesë së PS-së Ruçi deklaroi se grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të hyjë në parlament në...

Shkurt 16, 2010

Negociatat PD-PS tek presidenti Topi, socialistët gati të hyjnë në parlament – (16 Shkurt 2010)

Shkrihen akujt mes mazhorancës dhe opozitës pas takimit të radhës që u zhvillua në presidencë mes Kreut të Shtetit, kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Kreu i mazhorancës shoqërohej në këtë takim të dytë me Presidentin Topi, nga kreu i grupit kuvendor të Partisë Demokratike Astrit Patozi, ndërsa lideri i opozitës nga...

Shkurt 16, 2010

Debati PD-PS për hapjen e kutive, Gjykata Kushtetuese: Hapja e kutive jo ligjore – (16 Shkurt 2010)

Debatet  mazhorancë -opozitë për hapjen ose jo të kutive të votimit i kthen përgjigje një vendim i Gjykatës Kushtetuese viti 2003. Gjykata asokohe u vu në lëvizje nga 32 deputetë të Kuvendit të cilët kërkuan interpretim në mënyrë përfundimtare të nenit 77 pika 2 të Kushtetutës. Në këtë nen thuhet se Kuvendi ka të drejtë...

Shkurt 16, 2010

Berisha thirrje mazhorancës për të gjetur zgjidhjen e përbashkët për krizën politike-(3 Shkurt 2010)

Sali Berisha: “Unë Sali Berisha nuk refuzoj as njeri, unë kam një interes atë të vendit, në qoftë se presidenti i republikës e gjykon, se mund të bindë Partinë Socialiste zoti Rama, për t’u përshtatur me rregullat themelore të shtetit ligjor që janë respektimi i vendimit të gjykatave,unë e mirëpres pa asnjë hezitim.” Kjo deklaratë...

Shkurt 3, 2010

Dialogu politik në dorë të presidentit, Gjata: Nuk negociohen vendimet e gjykatave-(1 Shkurt 2010)

Vendosja e një dialogu politik mazhorancë-opozitë brenda institucionit të Parlamentit, ndonëse angazhon kreun e shtetit, pas rekomandimeve të rezolutës së Këshillit të Evropës për të ulur palët në bisedime nuk mund të shkojë përtej vendimit të gjykatave dhe dispozitave kushtetuese. I këtij mendimi është juristi Çlirim Gjata, i cili në një intervistë për Televizionin Klan,...

Shkurt 1, 2010

Ilir Meta për Ramën: Rezoluta e KiE, goditje e fortë për politikën e bojkotit – (31 Janar 2010)

Ministri i Jashtëm Ilir Meta deklaroi, se Rezoluta e Asamblesë së Këshillit të Evropës ishte goditje e fortë për politikën e bojkotit që vijon të zbatojë Partia Socialiste. Meta tha, se në thelb dokumenti i Strasburgut ishte ajo çka mazhoranca me kohë i ka ofruar opozitës, ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet, ku...

Janar 31, 2010