Pas Asamblesë Parlamentare të OSBE-së një tjetër institucion prestigjioz ndërkombëtar shprehet kundër bojkotit të Kuvendit nga Partia Socialiste e Shqipërisë, duke i kërkuar asaj që të heqë dorë nga pretendimet për rihapjen e procesit elektoral dhe në hetimin e zgjedhjeve të respektojë Kushtetutën dhe vendimet e gjykatave.

Në një deklaratë të vetëm Grupi i Partive Popullore Evropiane në organizatën për Siguri dhe Bashkim në Evropë të kryesuar nga Walburga Hasburg Douglas shprehin shqetësimet për situatën e krijuar pas zgjedhjeve demokratike të zhvilluara në Qershorin e vitit 2009.

Në deklaratën e OSBE-së thekson, kjo deklaratë i kërkohet Partisë Socialiste në opozitë të pranojë rezultatin e procesit zgjedhor të konfirmuar nga KQZ, Kolegji Elektoral i Gjykatës së Apelit dhe të gjithë organizatat ndërkombëtare vëzhguese, e po kështu dënohet bojkoti parlamentar i socialistëve në opozitë, si dhe kërkohet përfundimi i menjëhershëm i tij.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se OSBE deklaron të pa pranueshëm qëndrimin e partisë në opozitë për të rihapur procesin elektoral, çka ka krijuar shqetësim në implementimin e reformave të nevojshme dhe urgjente ekonomike dhe demokratike.

Po kështu i kërkohet dy partive kryesore politike të fillojnë bashkëpunimin për të krijuar një konsensus të fortë dhe efikas në lidhje me reformat për BE.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë  vijon deklarata e Partive Popullore Evropiane, vlerëson se hetimi parlamentar duhet të zhvillohet në respekt të plotë me kushtetutën dhe shtetin e së drejtës.

Raporti përfundimtar i OSBE-ODHIR sipas deklaratës së PPE, i shpall zgjedhjet e 28 Qershorit të lira, të drejta, e demokratike./tvklan.al