Edi Rama: “Përshëndes me mirënjohje Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për, mirëkuptimin e plotë dhe tërësor të shqetësimeve tona, shprehur në deklaratën e tij për shtyp. Mikpritja e shkëlqyer që na rezervoi dhe dëgjimi shumë i vëmendshëm i pikëpamjes sonë për krizën e rëndë në Shqipëri meritojnë falënderimin ton publik për Presidentin Soares. Ne jemi plotësisht dhe tërësisht në një mëndje mesa shkruhet në këtë deklaratë zyrtare botuar edhe në faqen e OSBE-së, lidhur me ndërmarrjen e një hetimi të plotë dhe tërësor të zgjedhjeve, bazuar në Kushtetutën dhe vendimin përkatës të Gjykatës Kushtetuese për hetim parlamentar. Kjo është gjithçka kërkojmë dhe jam i lumtur të them, se me Presidentin Soares ramë gjithashtu në një mëndje që hetimi parlamentar as mund të kufizohet dhe as mund të kushtëzohet. Padyshim z. Soares nënvizoi edhe bindjen e tij, se opozita duhet të kthehet ne Kuvend dhe unë i rishpreh edhe publikisht vullnetin tonë për ta mbyllur bojkotin me tu mbyllur përpjeka e qeverisë për ta kufizuar dhe kushtëzuar Komisionin Hetimor Parlamentar, duke nxjerrë kutitë e votimit nga objekti i hetimit. Demokracia shqiptare nuk është në krizë sepse opozita është në bojkot, ne jemi në bojkot, sepse demokracia është në krizë dhe fundi i kësaj krize fillon vetëm me transparencën e plotë tërësore të pakufizuar dhe të pa kushtëzuar të zgjedhjeve, jo për të ndryshuar rezultatin, po për të shembur sistemin e korrupsionit elektoral. Tanimë, tërë bota kërkon hetim të zgjedhjeve dhe vetë OSBE-ja që ka shkruar raportin e zgjedhjeve, sot ka kërkuar publikisht që zgjedhjet të hetohen plotësisht e tërësisht. Uroj me gjithë zemër që qeveria dhe përkatësisht z. Berisha t’i dëgjojë kambanat që bien nga të katër anët përpara se kriza të bëhet e padurueshme për popullin që i dëgjon të gjitha kambanat./tvklan.al