Krizë politike në Maqedoni, thellohet ndarja mes presidencës dhe parlamentit-(2 Gusht 2008)
Thellohen ndarjet mes presidencës dhe parlamentit në Maqedoni. Mbrëmë në kuvend deputetët rivotuan disa ligje për të cilat presidenti Branko Cervenkovski kishte thënë se nuk do t’i dekretonte. Rivotimi i ligjeve me një shpejtësi të madhe nga mazhoranca habiti opinionin publik, ndërsa për presidentin ky votim dhunon demokracinë. Cervenkovski prezantoi të enjten një plan që...