Lulzim Basha: “Këto dy ditë shënojnë një trend në përmirësim, sa i përket zvogëlimit të njollës së përmbytjes dhe shkallës së përmbytjes, çka shtron përpara organeve përkatëse detyra të reja, sa i përket emergjencës civile në vazhdim. Në veçanti sa i përket masave për përshpejtimin e tharjes së tokës në përmbytje, çka në këtë kuadër dëshiroj të theksoj diçka që do të theksohet edhe nga urdhri prefektit. Ndalohet kategorikisht përdorimi i ujësjellësve në të gjithë zonën e përmbytur. Pra ndërmarrja e Ujësjellësit Fshat e mbështetur nga strukturat e shëndetësisë dhe policisë së shtetit, ndalon në mënyrë kategorike deri në një njoftim të dytë përdorimin e ujit nga ujësjellësit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim zonën me ujë të ambalazhuar dhe ky është i vetmi ujë i pijshëm, i cili i aprovohet popullsisë në këtë zonë”.
Arben Imami: “Vazhdojmë të mbështesim në radhë të parë transportin e ushqimeve dhe ujin. Ushqimet për bagëtinë dhe po ashtu edhe për rehabilitimin që ka nevojë argjinaturat. Këto janë gjërat kryesore që po merret ushtria, po merret gjithashtu me evakuime të posaçme. Sot kemi pasur disa raste ku ka pasur nevojë për mbështetjen shëndetësore. Po i transportojmë në spitalin e Shkodrës”.
Genc Ruli: “Neve po marrim masa për ndërhyrje të karakterit të emergjencës në argjinaturat që duhen ngritur, për efektet dhe lehtësimit të procesit të kullimit. E tillë është sidomos argjinatura e xhasit, pasi po nuk u ngrit ajo nuk shkarkohen dot ujërat nga fusha e xhasit”.
Petrit Vasili: “Për rehabilitimin sanitar të zonave të përmbytura, i miratuar tashmë nga Komiteti Ndërmjedisor i Emergjencës. Është një plan i detajuar. Mendoj që me një plan të tillë dhe me një koordinim të detajuar të punëve, sigurisht që kjo gjendje shëndetësore mjaft e mirë dhe pa asnjë problem të karakterit epidemik, ka të gjitha mundësitë që të vazhdojë të jetë e tillë dhe pa asnjë surprizë dhe njëkohësisht, i kërkoj publikisht të gjithë banorëve të zonave të bashkëpunojnë intensivisht jo vetëm në njerëzit e shëndetësisë, veterinarisë, pushtetit lokal dhe tu binden të gjitha masave që kërkohen”. /tvklan.al