Shqipëria konsiderohet si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë, një lajm që e përcjell gazeta e përjavshme prestigjioze “The Economist” e cila fokusohet në politikat ndërkombëtare me karakter ekonomik.
Në këtë artikull bëhet një panoramë e situatës ekonomike në vendet e Evropës Juglindore e Qendrore, impakti që kriza botërore ka patur dhe do të ketë në ekonomitë e këtyre vendeve si dhe mënyrën sesi po përballohen efektet e saj.
Artikulli i referohet burime të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim duke theksuar se Shqipëria është vendi me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë me 3% dhe se bashkë me Poloninë me 1.3%, janë të vetmet vende që do të vazhdojnë të shënojnë rritje ekonomike pozitive.
Kroacia, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia sikundër shihet në këtë hartë të publikuar nga “The Economist” kanë shënuar rënie të ndjeshme ekonomike me kufij negativë të rritjes së saj. Kroacia me -5.4% e kështu me radhë deri tek Maqedonia me -1.6%.
Treguesit pozitë janë vetëm për Shqipërinë që sikundër thotë gazeta prestigjioze edhe në vazhdim do të këtë tregues pozitiv të rritjes ekonomike.
Edhe qeveria shqiptare ka parashikuar ritmet pozitive të rritjes ekonomike përgjatë viti 2009 dhe vitin që vjen.
Autoritet qeveritare thonë se 2009 do të shënojë një rritje në nivelin e 5% .
“The Economist” shkruan se kriza ekonomike globale ka dëmtuar besimin në të ardhmen.
Europiano-lindorët po përballen me taksa më të larta, borxhe të mëdha, më pak shpenzime publike, paga më të ulëta dhe pak vende pune, por me gjithë tkurrjen e ekonomive të vendeve ish-komuniste ato akoma përbëjnë një aset të madh thuhet në artikull.
Disa vende shpresojnë të gjejnë mundësi të reja, të bazuara në kreativitet dhe fuqinë intelektuale./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi