Policia e shtetit garanton transportin e kutive të votimit me seriozitet maksimal -(28 Qershor 2009)
Klodian Branko: “Policia e shtetit me mbylljen e procesit të votimit ka kaluar në një fazë tjetër të rëndësishme të detyrave të saj zgjedhore që është shoqërimi i kutive me fletët e votimit nga qendrat e votimit për në vendet e numërimit të votave. Ky proces ka filluar pas orës 19 dhe po ecën normalisht...