Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar me 1 muaj vendimin për vendosjen e tarifave të larta tregtare ndaj mallrave meksikane. Lajmin e dha presidentja e Meksikës, Klaudia Sheinbaum në një konferencë të jashtëzakonshme në Meksiko, ku bëri të ditur se marrëveshja ishte arritur pas një bisede që kishte patur me presidentin amerikan Donald Trump....