Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar me 1 muaj vendimin për vendosjen e tarifave të larta tregtare ndaj mallrave meksikane. Lajmin e dha presidentja e Meksikës, Klaudia Sheinbaum në një konferencë të jashtëzakonshme në Meksiko, ku bëri të ditur se marrëveshja ishte arritur pas një bisede që kishte patur me presidentin amerikan Donald Trump.

“Ai më pyeti se për sa kohë doja t’i ndaloja tarifat, thashë përgjithmonë. Më tha: ‘Sa kohë?’ i thashë një muaj. Jam i sigurt se gjatë këtij muaji do të jemi në gjendje të japim rezultate të mira për popullin e tij dhe popullin e Meksikës.”

Si pjesë e marrëveshjes së arritur të hënën, Sheinbaum tha se Meksika do të dërgojë 10,000 trupa të Gardës Kombëtare në kufirin e SHBA-së për të ndaluar drogën dhe emigrantët e paligjshëm drejt SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, kanë premtuar të punojnë për të ndaluar kalimin e armëve me fuqi të lartë në Meksikë. Trump urdhëroi pak ditë më parë vendosjen e tarifës 25% për të gjitha mallrat meksikane dhe ato kanadeze. Vendim ky që duhet të hynte në fuqi këtë të martë.

Tv Klan