Edi Rama ka zyrtarizuar vendimin për të bojkotuar pa afat Kuvendin.

Edi Rama: “Partia Socialiste e Shqipërisë e kushtëzon praninë e saj në Kuvendin e dalë prej zgjedhjeve të 28 qershorit, me krijimin e kushteve që garantojnë transparencën e plotë të këtij procesi deformuar zgjedhor në të gjithë komponentët e tij. Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon një ligj të posaçëm për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009, krijimin e një komisioni të posaçëm hetimor edhe me praninë e OSBE-ODIHR-it, të drejtuar dhe përbërë në shumicë nga opozita parlamentare. Duam të sigurojmë transparencën e nevojshme për të gjitha pretendimet për shkelje dhe pa rregullsi të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Ndërmjet administrimit të çdo materiali zyrtar dëshmia apo dokumenti që lidhet me zgjedhjet përfshirë materialet zgjedhore që ndodhen në kutitë e votimit. Kërkojmë identifikimin e përgjegjësive të të gjithë zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë apo administratës së burgjeve që në kundërshtim me legjislacionin në fuqi kanë pajisur me leje lirimit të përkohshme, gjatë periudhës elektorale 29 maj-28 qershor persona të dënuar. Synojmë evidentimin dhe rikthimin në pozicionin e mëparshëm të punës të të gjithë punonjësve të shtetit në administratën vendore e qendrore ose në çdo ent publik të pushuar nga puna apo transferuar gjatë dhe pas fushatës zgjedhore. Synojmë po ashtu identifikimin e përgjegjësive institucionale  dhe administrative të të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të cilët në kundërshtim me legjislacionin në fuqi kanë përdorur funksione dhe asete publike në shërbim të fushatës elektorale të PD-së dhe qeverisë së saj”.

Në dokumentin zyrtarë të shpërndarë ditën e sotme ishte hequr dhe afati 30 ditor i plotësimit të kushteve, i vendosur ky afat në draftin paraprak të hartuar nga grupi parlamentar ditën e shtunë, çka i lë mundësisë socialistëve të bojkotojnë kuvendin pa afat. Kjo lë vend për dyshime se zërat brenda selisë rozë që deklarojnë se Rama po kërkon alibi për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2011, kanë të drejtë. Megjithatë pyetja e TV klan mbi këtë çështje. Ramës i është dukur e shpejtuar në kohë.

Edi Rama: “Shumë larg”.

Ndër kushtet që Rama vendos për ndërprerje të bojkotit është dhe ngritja e një komisioni hetimor me pjesëmarrje të OSBE-ODIHR-it. Por në një kohë që përfaqësuesit e këtyre organizmave kanë bërë deklarata jozyrtare paraprake, se i shohin zgjedhjet e 28 qershorit si më të mirat e zhvilluara në vend, nuk dihet se si Rama do të arrij t’i bind ata për t’u bërë pjesë e këtij hetimi parlamentar. I pyetur për mënyrën se si do ti bëhen të njohur kuvendit kërkesat e socialistëve apo për kohën që  i lë selia rozë institucioneve për përmbushjen e tyre, Rama me mos përfillje është përgjigjur se nuk është i interesuar për modalitet apo për çështje të vogla teknike siç i ka cilësuar ai./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka