Një gjë e rrallë, por ndodh edhe kjo. Për të parën herë Prishtina dhe Beogradi pajtohen se negociatat për çështjen teknike janë vetëm fjalë.

Ditë më parë Misioni Evropian për Forcimin dhe Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX deklaroi se është duke negociuar me Beogradin dhe Prishtinën për gjyqësinë, policinë dhe doganat.

Madje një delegacion Evropian … shefin e kompenentit së EULEX-it për dogana do të udhëtojë këtë javë në Beograd për të negociuar me palën serbe për portën kufitare në veri 1 dhe 31.

Ndërsa së fundi EULEX-i ka filluar të përgatitë terrenin që gjykata e qarkut në veri të Mitrovicës të fillojë se funksionuari edhe me personel vendor, gjykatës e prokurorë serb e shqiptar.

Për gjykatën e qarkut  EULEX thotë se ende nuk e ka përfunduar marrëveshjen, por që për portat 1 dhe 31 është arritur një marrëveshje.

“Kemi mbështetjen e Beogradit, autoritetet serbe nuk e kanë kundërshtuar atë çfarë ne po bëjmë në pikat kufitare 1 dhe 31. Përkundrazi kanë dhënë përkrahjen e tyre”

Por në Beograd flasin ndryshe, zyrtarë të lartë nga qeveria e Serbisë mohojnë të kenë dhen çfarëdo pëlqimi për kthimin e gjykatësve dhe prokurorëve serb në gjykatat e Kosovës.

Sllobodan Homen, sekretar i shtetit në ministrinë serbe të drejtësisë përgënjeshtroi njoftimin e ELUEX se po zhvillohen negociata me Beogradin për të ecur përpara. Negociatat i mohon edhe Prishtina zyrtare, por EULEX thotë të kundërtën.

“Autoritetet e Kosovës janë të njoftuara për të gjitha hapat që ne kemi ndërmarrë.”

Shumë vëzhgues vlerësojnë se negociatat teknike siç i quan EULEX kanë të bëjnë me jetësimin e planit 6 pikësh të shefit të OKB Ban Ki Moon, i cili ka kërkuar vazhdimin e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit si alternativë për pajtimin e statusit.

Prishtina zyrtare prej fillimit ka kundërshtuar për hapjen e pakos së Ahtisarit dhe negociata tjera, por kjo nuk i pëlqeu Brukselit zyrtar edhe porosinë thuhet se e solli vetë shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana javën e kaluar. /tvklan.al