Do të jetë Europiani i dytë për të. Dikur vinte si i ri, por sot në prapavijë është një nga më të “vjetrit”. Arlind Ajeti në Europianin e 2016-ës në Francë shkëlqeu me paraqitjet e tij. Por çfarë pret ai nga ky i sivjetshmi që do vetëm 3 ditë të nisë në Gjermani?

“Është diçka e veçantë. Të shohim, të nxjerrim maksimumin. Kemi 3 finale mund të themi se çdo ndeshje është diçka speciale për ne. Do jetë vështirë, por gjithmonë shpresojmë të bëjmë diçka speciale, por të shohim si del”, tha Ajeti.

Mbrojtësi tha se mbështet çdo lojtar kuqezi në çdo mënyrë.

“Ne mundohemi të mbështesim çdo lojtar që ndoshta me moshë është pak më i ri. Mundohemi që jashtë fushe, ose në fushë, me mbështet në çdo mënyrë”, u shpreh Ajeti.

Arlind Ajeti tha se bashkë me shokët e skuadrës nuk kanë bërë llogari, por do të vlerësojnë çdo ndeshje njëra pas tjetrës./tvklan.al