Trajneri i Francës Didier Deschamps tha se kritikat kanë qenë gjithnjë pjesë e punës së tij, por ai shpreson që kundër Portugalisë në çerekefinalet e Euro 2024 ekipi të bëjë një performancë më të mirë.

Në konferencën për shtyp, tekniku i “Gjelave” u shpreh se ekipi i tij nuk ka nevojë për motivim, por ndaj Portugalisë duhet një paraqitje edhe më e mirë se sa kundër Belgjikës.

“Di që trajneri Roberto Martinez i përgatit ndeshjet në forma të ndryshme. Por ne do të përpiqemi të kemi më shumë kontroll te vetja se sa te rivlët. Kritikat? Gjithnjë kanë qenë pjesë e jetës sime. Që kur isha lojtar e tani si trajner. Jeta ime vazhdon të jetë e paqtë! Me Portugalinë do të jetë ndeshje e madhe. Të tilla sfida gjithnjë janë bërë mjaft të forta, por në këtë fazë, rrallë ka diferenca të mëdha në fushë. Do jetë një çerekfinale e madhe, si ajo midis Spanjës dhe Gjermanisë.”

Deschamps e bëri të qartë se ai nuk ka përse bën ndërrime në formacion, kur ata që aktivizon nuk tregojnë shenja lodhjeje.

Sipas teknikut francez, kapiteni i Portugalisë Cristiano Ronaldo vazhdon që të jetë një kërcënim pavarësisht moshës së tij, pasi ai gjithnjë udhëhiqet nga motivimi për të bërë gola.

Klan News