Sokol Haxhia, menaxher futbolli, deklaroi në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, se Romelu Lukaku, nuk është më ai që ka qenë te Interi.

Duke analizuar ecurinë e Belgjikës në Europian, Haxhia tha se lojtarët duken sikur kanë ardhur nga një vit shumë i lodhur.

Sipas tij, kombëtarja belge, nuk po tregon forcën e eliminatoreve.

“Lukaku nuk është më ai i Interit. Forca fizike e bën atë të fortë. Sot bëri golin që ishte pozicion jashtë loje, por ishte lojtar shumë statik. Lukakun dhe De Bruyne, i shikoj sikur kanë ardhur pas një viti shumë të lodhur me shumë ndeshje dhe avash-avash, janë duke marrë veten. Për mendimin tim, Belgjika nuk po tregon atë forcën e eliminatoreve.”, deklaroi Haxhia./ tvklan.al