Fitorja ndaj Republikës Çeke do të mbahet mend gjatë nga Cristiano Ronaldo dhe mbrojtësi Pepe. Përpos përmbysjes me shifrat, 2-1, ku 39-vjeçari mungoi në apel, sulmuesi shkruajti një tjetër faqe në historinë e tij të lavdishme.
Ashtu siç edhe pritej, Ronaldo luajti në kampionatin Europian të gjashtë, asnjë më shumë se ai. Një ecuri që ka nisur në vitin 2004, duke marrë më pas pjesë në çdo edicion të ardhshëm, ku shpesh ka qenë edhe protagonist me golat e tij.
Ronaldo debutoi në atë vit me një gol kundër Greqisë në fazën e grupeve, sfidë që u përsërit edhe në finalen e madhe, ku pa helenët kampion të kontinentit. Në 26 ndeshje, ai ka shënuar 14 herë në fazën finale të Europianit, për të lënë pas emra të rëndësishëm si Platini me 9 realizime.
39-vjeçari shënoi dy gola në EURO 2004, një në 2008, tre në 2012 dhe 2016 dhe pesë në 2020. Sa i përket mbrojtësit Pepe, ai u bë lojtari më i vjetër që luan në një ndeshje të kampionatit, në moshën 41-vjeç e 113 ditë.
Për lojtarin e Portos ku është turneu i pestë Europian, renditje që kryesohet nga Ronaldo dhe janë në nivel të njëjtë me Luka Modriç. Ai gjithashtu u bë lojtari i dytë që arrin 20 paraqitje në finalet e kompeticionit pas Ronaldos.
Klan News