Në studion e emisionit “Kampionët”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u vendos përpara zgjedhjes, për trajnerët që kanë drejtuar Shqipërinë.

Duka zgjodhi të parin Silvinjon dhe pas tij De Biasi-n. Numri 1 i qeverisë së futbollit në vend, nuk ngurroi të tregojë edhe zhgënjimin më të madh.

“Të parin zgjedh Silvinjon. Ka krijuar atmosferë pozitive në kohë shumë të shkurtër. I dyti është De Biasi, sepse kemi shkuar në Europian me të për herë të parë.

Nga pikëpamja taktike, kam respekt të madh për Oto Baric. Zhgënjimi më i madh nga të gjithë trajnerët është Panucci, pasi tij, Dosena.”, u shpreh Duka. /tvklan.al