Aymeric Laporte pritet të jetë një nga të paktët titullarë që do ta nisin nga minuta e parë me Shqipërinë.
Qendërmbrojtësi zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Italisë dhe kërkon që loja të jetë ajo e zakonshmja e Spanjës edhe ndaj Kuqezinjve të hënën në Dyseldorf.
“Nuk jemi një ekip që presim, por jemi një ekip që vrapon. Ndeshjet e para ishin ndaj skuadrave shumë të forta, përfshi kampionen në fuqi të Europës. Ekipi është përgatitur për të fituar Euro 2024”, tha ai.
Por te Spanja nuk janë të gjithë në formë. Sulmuesi i majtë Ayoze Perez ka probleme fizike pas minutave që luajti ndaj Italisë dhe do të mungojë.
Ayoze ishte surpriza në listën e Luis de la Fuente, pasi u grumbullua edhe pse nuk kishte zhvilluar më parë asnjë ndeshje me përfaqësuesen A.
Tv Klan