Talent, punë, por edhe super atlete! Siç duket, pas asistit e performancës fantastike sot në fushë të Jasir Asanit, qëndrojnë një palë atlete “fatsjellëse” me Super Marion.
Përpos momenteve kyçe të përballjes Shqipëri-Kroaci, atletet janë shpërndarë masivisht në rrjet.
Janë të firmës Puma Ultra Ultimate x Mario Bros, një dizajn i veçantë i bërë nga SWithADot në bashkëpunim me MDBoots. Artistët e të dy markave filluan të punojnë për të krijuar këto atlete me thumba perfekte për të luajtur futboll.
Të bukura apo jo?!






Nëse doni t’i blini, na vjen keq t’u themi se janë dizajn posaçërisht për kampionatin europian, të bëra me porosi. Nuk gjenden një palë të tjera si këto!
E.D/tvklan.al