Ndjekin Franca dhe Gjermania
Me kompletimin e grupeve të Euro2024 kanë nisur parashikimet për fituesin e turneut. Finaliste e edicionit të shkuar, Anglia konsiderohet si favoritja e madhe për të ngritur lart trofeun.
Golat e shënuar deri tani nga Harry kanë bërë që kombëtarja e Tre Luanëve të konsiderohet si më e forta për momentin. Me 22% mundësi, Anglia mendohet se nuk do ta këtë të vështirë të kalojë grupin me Serbinë, Slloveninë dhe Danimarkën.

Në të njëjtën kuotë është edhe Franca dhe pikërisht për shkak të repartit të sulmit. Mbappe dhe shokët e tij janë në një grup me Holandën, Poloninë dhe Austrinë. Në vend të tretë të kësaj renditjeje gjendet Gjermania. Fitoret në miqësoret e fundit e bëjnë këtë ekip favorit për sukses, por me më pak mundësi se dy të parat.
Në grupin e Shqipërisë ka dy skuadra favorite, Spanja dhe Italia me kuota përkatëse 13 dhe 7%. Vlerësimet janë bërë në bazë të paraqitjeve të fundit të kombëtareve dhe deri në Qershor situata edhe mund të ndryshojë.
Tv Klan