Sezoni i ri në Superligën turke pritet të kenë koloni shqiptare. I radhës që mund të firmos në këtë kampionat është mbrojtësi i talentuar, Mario Mitaj
Performanca e mirë e zhvilluar në Euro2024 ka shërbyer si vitrinë e jashtëzakonshme për 20-vjeçarin, i cili ka vënë në garë shumë skuadra.
Beshiktash ka shfaqur së fundmi interes për Mitaj, i cili vlerësohet për gjakftohtësinë në fushë, me karakteristika të mira mbrojtësi por edhe i aftë për të sulmuar zonat boshe në repartin ofensiv.
Cilësi që e shndërrojnë mbrojtësin në objektiv konkret për turqit, të cilët në përbërje kanë momentalisht shqiptarët Ernest Muçi dhe Milot Rashica. Lojtari i dalë nga akademia e AEK-ut, qëndroi në fushë për 270 minuta me kombëtaren shqiptare në Euro2024, teksa kërkohet edhe nga Juventusi në Itali.
Për kartonin e tij, Lokomotiva e Moskës me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027 kërkon rreth 7 milionë euro. Beshikash është ndër skuadrat më aktive në këtë merkato vere, duke rritur pretendimet për titullin kampion në sezonin e ri.
Klan News