Milan e mbyll ne krye te grupit, Arsenal me pikë të plota
Young Boys, Molde, Real Sociedad, Maccabi Tel-Aviv dhe Wolfsberg janë ekipet e kualifikuara nga takimet e fundit të fazës së grupeve të Europa League.
Sociedad kaloi më tej pas barazimit 1–1 me Napolin në stadiumin që tani quhet “Diego Armando Maradona”. Milan e mbylli në vendin e parë në grupin e tij me fitoren 1–0 në fushën e Sparta Praha. Goli u realizua nga Hague.
Roma që e kishte siguruar më herët si kualifikimin dhe kreun e grupit u mund 3–1 nga CSKA Sofia. Kumbulla edhe pse e pati të vështirë të luante në qendër të mbrojtjes ishte më i miri në këtë repart. Spikati në këtë sfidë ish-sulmuesi i Skënderbeut Sowe, i cili realizoi 2 gola për CSKA.
Arsenal e mbylli me 6 fitore në 6 ndeshje fazën e grupeve. Suksesi i radhës ishte 4 – 2 në fushën e Dundalk. AEK u mund 2–0 nga Leicester. Në fushë për skuadrën greke ishte Mario Mitaj, 17-vjeçari i cili aktivizohet me Kombëtaren Shpresa.
Shorti i fazës tjetër të Europa League do të hidhet të hënën.
Tv Klan