Kriza financiare që gjunjëzoi shtetet e bashkuara kërcënon Evropën. Financial Times paralajmëron se recesioni ekonomik do të jetë më i thellë në kontinentin evropian për shkak të mungesës së fleksibiliteti të treguar nga fuqitë evropiane. Janë kohë të vështira, kjo është kriza më e thellë financiare në 80 vitet e fundit paralajmërojnë analistët duke i kërkuar bankës qendrore të mos fokusohet vetëm mbi inflacionin dhe të frenojë rënien e zhvillimit ekonomik.
Ndërmarrësit dhe strategët janë të shqetësuar se Evropa nuk i ka shfrytëzuar kohët e mira në vitet e shkuara për të çuar përpara reformat aq të nevojshme tani në fusha si fleksibiliteti në fuqinë punëtore. Kompani të tëra përgjatë Evropës po përpiqen të ringjallin veten duke shtuar vende pune, prodhim dhe rekrutim, por kjo nuk po funksionon pasi anija e shpëtimit po fut ujë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara u treguan më energjik për ët vënë nën fre rrëshqitjen financiare, Evropa përfundimisht është më e ngrirë, këtë e tregoi edhe hezitimi i liderëve të katër ekonomive më të fuqishme të mbledhur në Paris për adoptimin e një strategjie të përbashkët për t’i bërë ballë stuhisë financiare, por qeveria gjermane nuk ka ndërmend të presë për pasojat, ajo zbriti në fushë betejë dhe tha se do t’i garantojë të gjitha depozitat private bankare në këtë vend, duke siguruar se asnjë institut nuk do të lejohet të shkojë drejt falimentimit e si rrjedhojë të rrezikojë sistemin financiar.
Në përpjekje për të rivendosur besimin në sistemin e trazuar edh Austria, Danimarka dhe Irlanda kanë dhënë garanci të pakufizuar për ët gjitha kursimet e shtetasve të tyre në llogaritë bankare private. Veç të tjerash Berlini miratoi edhe një paketë të re shpëtimi për në prej firmave më të mëdha kreditore të vendit Hypo Real Estate dhe ka një vlerë prej 70 miliard dollarësh deh siguron Hypo Real Estate deri në një vit. Por ndërkaq frika dhe paniku ka vënë në lëvizje banka të tjera të kontinentit, banka e dytë në Itali Unicredit e shqetësuar nga kriza ka ndërmend t’i kërkojë aksionarëve krijimin e një fondi prej 3 miliard eurosh. Banka franceze BNB Paribas ka blerë 75% të operacioneve në Belgjikë dhe Luksemburg të grupit financiar Fortis. Kjo marrëveshje ka krijuar kështu një prej bankave ë të mëdha të kontinentit.
Ndërkaq pas një fundjave të dhimbshme tregjet evropiane dhe ato aziatike e nisën javën me humbje të mëdha. Britanikja FTSE u çel me minus 5%, Parisi me minus 4.6, Moska me minus 7, Milano dhe Frankfurti me minus 3.3. Në Tokio indeksi japonez Nikei pësoi një ulje prej 4.25 më e madhja në 5 vitet e fundit. Në këto tregje monedha evropiane kapi nivelin minimal në këto dy vitet e fundit kundër jenit japonez, ndërsa javën e shkuar euro ra me 1/5 kundrejt dollarit./tvklan.al