Kriza financiare ka fundosur bursat të cilat që prej mëngjesi të sotëm kanë nisur ditën me rezultate negative, për herë të parë pas 4 vitesh indeksi Don Jons ka humbur 10 mijë pikë duke krijuar një situatë paniku. Të njëjtin fat kanë pasur dhe bursat në Azi ku rënia e vlerës së aksioneve rezultoi në shifrat 2.6 deri në 5.4%. Po kështu edhe indeksi në Australinë e largët nuk shfaqi shenja optimiste pas miratimit të planit të qeverisë amerikane dhe samiti të G4-ës.
Aspak shpresëdhënëse situata dhe në Evropë ku humbjet më të mëdha duket se kanë rezultuar në Gjermani, Britani dhe Francë me 8 deri në 9.3%. Belgjika është ajo që po vuan më së shumti pasojat e një krize që duket se sapo ka lëshuar helmin në kontinentin Evropian. Greva e 3 sindikatave ka paralizuar të gjithë vendin pasi asnjë prej shërbimeve publike si trenat, autobusët, tramvajet nuk funksionojnë. Financial Times paralajmëron se recesioni ekon0omik do të jetë më i thellë në kontinentin e vjetër për shkak të mungesës së fleksibilitetit të treguar nga fuqitë evropiane.
Janë kohë të vështira kjo është kriza më e thellë financiare në 80 vitet, paralajmërojnë analistët duke i kërkuar Bankës Qendrore të mos fokusohet vetëm mbi inflacionin dhe të frenojë rënien e zhvillimit ekonomik. Kompani të tëra përgjatë Evropës po përpiqen ta ringjallin vetveten duke shtuar vende pune, prodhim dhe rekrutim, por kjo nuk po funksionon pasi anija e shpëtimit po fut ujë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara u treguan më energjike or ët vënë nën fre rrëshqitjen financiare, Evropa përfundimisht është më e ngrirë. Por qeveria gjermane nuk ka ndërmend të presë për pasojat, ajo zbriti në fushëbetejë dhe tha se do ti garantojë të gjitha depozitat private bankare në këtë vend, duke siguruar se asnjë institucion nuk do të lejohet të shkojë drejt falimentimit dhe si rrjedhojë të rrezikojë sistemin financiar.
Në këtë situatë paniku nga rënia e bursave dhe krizës financiare që po mbërthen çdo ditë e më tepër gjigandë evropian ka dhe diçka pozitive çmimi i naftës, ndryshe nga se mendohej ka rënë sërish në 90 dollar./tvklan.al