Shqipëria në Euro 2024 i bëri edhe politikanët të nisen drejt Gjermanisë për të shijuar ndeshjet. Gjë që u pasua me një seancë plenare të heshtur e me shumë karrige bosh….


Deputeti i PD Ervin Salianji sonte te “Kampionët” e cilësoi si diçka pozitive e të padëmshme për vendin.

“Po nuk është se u duk, por edhe kur bënte sikur punonte, dukej që ishte pushim. Është rast i veçantë dhe padiskutim krenari që Kombëtarja e Shqipërisë luan në Europian. Asnjë gjë nuk humb Shqipëria nëse politika tërhiqet 10 ditë. Madje i bën mirë që të tërhiqet edhe një çik më shumë…Sidomos në këtë situatë ku kishte një atmosferë të jashtëzakonshme me mbështetje të Kombëtares, pati edhe një aktivitet më të ulët politik. Besoj është brenda kufijve të normales”, tha ai.

“Ne u çmendëm kur u eliminua”, përfundoi deputeti duke qeshur.

/tvklan.al