Traktati i Lisbonës është një marrëveshje që pasoi Kushtetutën Evropiane, të rrëzuar me  referendum nga Franca e Holanda në vitin 2005.

Ajo u arrit të nënshkruhej më 13 Dhjetor të vitit 2007 gjatë presidencës portugeze dhe mori miratimin e shumicës së qeverive të vendeve anëtare, përveç Irlandës që zgjodhi si formë të miratimit të saj referendumin.

Traktati i Lisbonës njihet si një paketë reformuese e njëjtë me Kushtetutën Evropiane,  në 90% të saj por që ndryshon në disa aspekte.

Siç është mos përfshirja në tekst e asnjë termi kushtetues që ka të bëjë me himnin apo flamurin e Bashkimit Evropian.

Traktati po ashtu parashikon eliminimin e stafetës 6 mujore të presidencës nga vendet anëtare dhe themelimin e presidencës së përhershme me mandat 30 mujor dhe të drejte rinovimi.

Çështja më e debatuar ajo e mënyrës së votimit për vendimet e përbashkëta kërkon një shumicë prej 55% të vendeve anëtare për t’u miratuar.

Një pikë tjetër është njësimi i postit të përfaqësuesit të politikes së jashtme me atë të sigurisë dhe heqja e të drejtës së vetos për vendet anëtare përveç rasteve të cenimit të sigurisë kombëtare.

Po ashtu zgjerimi i bllokut me vende e tjera dhe rritja e numrit te komisionereve për çdo vend përbën një tjetër risi.

Traktati pritet të hyje në zbatim brenda vitit 2009 pas ratifikimit nga parlamentet e 27 vendeve anëtare./tvklan.al