Fabio Quartararo do të qëndrojë te Yamaha të paktën deri në vitin 2026. Ish-kampioni i Botës në MotoGP nënshkroi zgjatjen e marrëveshjes në një kontratë dy-vjeçare për të vijuar kështu bashkëpunimin me skuderinë japoneze.Quartararo fitoi titullin e MotoGP me Yamaha në vitin 2021.
Në vitin pasardhës, francezi shpërdoroi avantazhin prej 91 pikësh në kampionat për të humbur titullin me Francesco Bagnaia të Dukatit. Quartararo arriti të ngjitet tre herë në podium sezonin e shkuar, duke e mbyllur renditjen e kampionatit në vendin e 10-të.
24-vjeçari ka treguar shpesh pakënaqësi me motorrin Yamaha, duke vënë në dyshim zgjatjen e marrëveshjes përtej vitit 2024. Gjithsesi, Quartararo ka vendosur të zgjasë qëndrimin tek kompania japoneze, që këtë sezon nuk e ka nisur ashtu siç dëshironte.
Klan News