Mbyllet në Brazil një fabrikë që prodhonte modele false Ferrari dhe Lamborghini. Policia ka arrestuar edhe drejtuesit e kompanisë, babë e bir, nën akuzën “Krime kundër pronësisë industriale”.
Gjithashtu ka sekuestruar të gjitha materialet e punës, të cilat shërbenin për të fabrikuar automjetet e falsifikuara, që në fakt përbëheshin nga pjesë të makinave të vjetra dhe më pas zbukuroheshin.
Këto automjete luksoze false më pas shiteshin kryesisht në rrjetet sociale, me çmime nga 40-60 mijë euro, me diferencë të madhe nga çmimet e modeleve origjinale që variojnë nga 1.5 deri në 3 mln euro.
Forcat e rendit në Santa Catarina, në jug të vendit, po hetojnë për të gjetur numrin e automjeteve false të prodhuara prej tyre. Babë e bir konsiderohen si falsifikatorët kryesorë të makinave luksoze italiane në Brazil.
Zbulimi i tyre është bërë nga grupet operacionale të Ferrarit dhe Lamborghinit, që operojnë në të gjitha vendet e botës për të zbuluar veprime ilegale në dëm të industrisë së tyre.
Klan Plus