Lajme Arkiva 2003

Në sekretarinë e Fakultetit të Juridikut kanë vazhduar edhe sot ankesat e studentëve të pakënaqur me rezultatet e shpallura pas konkursit të pranimit në shkollat e larta. Janë jo të paktë studentët që akuzojnë anëtarët e komisionit të vlerësimit për marrje ryshfetesh, por edhe për parregullsi në sallat ku janë zhvilluar konkurset.

Studente: Për sa janë pranuar këtu janë të gjithë ata që kanë pasur aftësinë e tyre, shkurt portofolin, lekët.

Dekani i Fakultetit të Juridikut Kudret Çela thotë se të gjithë kanë të drejtë të ankohen  nëse kanë dyshime se u është bërë padrejtësi në vlerësim, madje nëse kanë emra konkret të pedagogëve që kanë marrë ryshfete sipas tij duhet ti drejtohen organit të akuzës për ti paditur.

Kudret Çela: Nuk do të paragjykoj askënd për ankesat sikurse nuk do të paragjykoj as kolegët e mi do të thoja që një nga  arsyet që rrit pak fluksin e ankesave që ishte mbi 100, është edhe fakti se në fakultetin tonë, raporti mes atyre që kërkojnë të ndjekin arsimin logjikë dhe  vendeve që pranohen të miratuar sipas Këshillit të Ministrave është tepër-tepër i thelluar. Ndonjë ankesë të përgjithshme e kam dëgjuar, por unë i përmbahem, sepse jam jurist i përmbahem kriterit të së vërtetës, kriterit të të dhënave konkrete duke i këshilluar të gjithë kandidatët që kanë rezerva të tilla ti drejtohen organit të prokurorisë me emra konkret, me episode konkrete, me data konkrete në orë konkret për të nxjerrë edhe përgjegjësi.

Fakulteti i Drejtësisë është edhe fakulteti me numrin më të madh të ankesave. Paraditen e sotme numri i ankesave që kishin paraqitur ankesat e tyre pranë sekretarisë mësimore shkonte mbi 100./tvklan.al