Këto imazhe përcjellin Tirane e vjetër, kryeqytetin ne mesjete, qe ende s’kishte njohur shndërrimin e pësuar ne shekuj me radhe, madje as ne vitet e sistemit monist dhe atë te pas viteve ’90.
Këtu gjejmë xhaminë e vjetër, një ndërtese e viteve 1600, ku me pas u ndërtua Kinema Partizani; këto janë pamje nga pazari i vjetër i shkatërruar, rruga e Kavajës, kafeja e famshme Kursal, ish Bashkia e Tiranës, qe u shpërthye me eksplozion ne 1978-ën, për te ndërtuar aty Muzeun Historik.
Te gjitha këto foto, janë pjese e koleksionit te familjes tiranase Karapici, qe vete familja PR nostalgji ndaj Tiranës se vjetër i ekspozoi ne galerinë FAB te Akademisë se Arteve.
Një nga përfaqësuesit me te vjetër te kësaj familjeje tregon për Xhaminë e Karapicëve, e dyta pas asaj te vjetrës dhe me e hershme se Xhamia e Et’hem Beut.
Dilaver Karapici: “Ja kjo është xhamia e Karapicëve. I përket shekullit të 17, e dyta mbas xhamisë, e para xhami e vjetër që do të shohim në fotografi, e dyta është xhamia e Karapicëve, e cila u prish në vitin 1928-’29 plani rregullues i regjimit të mbretit Zog kur u hap rruga e Durrësit, bulevardi e me radhë”.
Interesante ne këtë ekspozite është edhe pema gjenealogjike e familjes Karapici, e ekspozuar qofte për te njohur breznitë e hershme, qofte për ta freskuar me brezat e rinj, si për te ruajtur ne kujtesën kolektive, përveç vazhdueshmërisë se jetës se këtij fisi te vjetër te kryeqytetit, edhe zhvillimin e vete Tiranës./tvklan.al