Në koleksionin e sendeve të vjetra  të Rejna Kullës, ndodhet edhe një kasetë shumë e vjetër. Në të vërtetë, është albumi i parë i Ardit Gjebreas ku ndodhet edhe një prej këngëve më të bukura të tij,  “Makina e memories”. Rejna e ka sjellë sendin në “Shije Shtëpie” në Tv Klan së bashku me autografin e moderatorit dhe artistit, i cili daton që në vitin 1996.

Rejna Kulla: Një kasetë kur sapo ka dalë albumi i parë i Ardit Gjebreas dhe për më tepër aty është kënga “Makina e memories” dhe te një kolazh i imi që pata para nja një jave në një ekspoze, muzika, “makina e memroies” ka shoqëruar gjithë pjesët më të bukura të ekspozesë.

Aty ndodhet dhe një shënim, një autograf ta quajmë pasi kur jemi takuar për herë të parë me Ardit Gjebrean në vitin 1996, kemi pasur mundësinë të takohemi dhe dy herë të tjera shumë shpejt, sidomos te “Kënga Magjike” që unë s’e lë asnjëherë pa shkuar. Është një nga këngëtarët e mi të preferuar./tvklan.al