Qemal Minxhozi: “Përsëri banorët përjetuan një panik natyror, por mbi këtë panik ata ndjejnë edhe mungesën e vazhdueshme të shtetit. Kanë kaluar shtatë ditë dhe ende qeveria po tregohet e paaftë për të administruar këtë fatkeqësi natyrore. Një vizitë e shpejtë e kryeministrit, dy helikopterë me makarona, oriz e fasule. Kaq ishte emergjenca, të cilët prekën nga afër këto banorë. Thuhet se në terren janë dërguar 400 çadra. Nuk është e vërtet. Maksimumi janë dërguar 10% e çadrave”./tvklan.al

Fatmir Konja: “Ndërhyrja e qeverisë menjëherë pas rënies së tërmetit ka qenë e shpejtë dhe efikase. Janë ngritur menjëherë dy kampe me çadra në komunat Gjoricë dhe Shupenzë. 292 çadra janë shpërndarë për banorët, shtëpitë e të cilëve janë konsideruar të pabanueshme në komunat Shupenzë, Gjoricë, Zerqan, Ostren dhe Maqellarë, ndërkohë 65 çadra janë në gjendje në komunën Shupenzë. 3.2 ton ushqime u janë shpërndarë banorëve në këto komuna për të përballuar situatën emergjente të këtyre ditëve. Qeveria ka deklaruar se banorët e shtëpive të pabanuara mund të strehohen edhe në shtëpi me qira, ku Ministria e Brendshme do të ndihmojë financiarisht. Ekspertët dhe grupet e punës së Ministrisë së Brendshme, Entit Kombëtar të Banesave të qarkut të Dibrës janë në terren që nga dita e parë pas rënies së tërmetit dhe po kryejnë vlerësimin e dëmeve. Deri më tani është vlerësuar dëmi për 392 banesa. Fatmirësisht dëmet nuk rezultojnë shumë serioze dhe janë të riparueshme. Ministria e Brendshme shpreh keqardhjen për shprehjen e qëndrimeve të pabaza dhe informacioneve të pavërteta nga ana e Partisë Socialiste. Ministria e Brendshme siguron opinionin publik se qeveria ka vënë dhe do të vërë në dispozicion gjithçka të nevojshme për të riparuar të gjitha pasojat e tërmetit në zonën e Dibrës”./tvklan.al