Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Diaspora Shqiptare e cila ka luajtur rolin e saj jo vetëm për Shqipërinë por dhe në krizën kosovare, jo vetëm financiarisht por I ka dhënë asaj shtytje dhe nëpërmjet politikës amerikanë për realizimin e procesit të paqes. Në takim me ta 50 kongresmenë zhvillojnë një takim me kreun republikan Mediu, të interesuar për zhvillimet në Shqipëri.

Fatmir Mediu, kryetar i PR:- “U diskutua për zhvillimin e kriminalitetit në Shqipëri, të krimit të organizuar dhe mënyrën e ndalimit të këtyre zhvillimeve të cilat po mbysin jetën shoqërore shqiptare. Ajo që vlen për tu theksuar në pozicionet që unë paraqita në emër të Partisë Republikane, ishte kërkesa për sjelljen e trupave specializuara në luftën kundër narkotikës dhe krimit të organizuar siç është DEA dhe FBI. Njëkohësisht u kërkova që të gjitha ndihmat që do ti drejtohen Shqipërisë të jepeshin në një lloj supervizioni, i cili do të kishte të bënte me thithjen e investimeve në Shqipëri por edhe në kontrollin e të gjitha investimeve që do të bëheshin në Shqipëri. Pork jo varet se sa vendimtar do të jetë roli i institucioneve shqiptare dhe gjithë forcave politike shqiptare për të thither atë çka është e nevojshme”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti