Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kundërshtuar qëndrimin e Partisë Demokratë të re për të hyrë në qeveri, por për të nuk është i habitshëm një fakt i tillë, pasi sipas Mediut janë persona që i kanë shërbyer Fatos Nanos. Mediu shprehet se një parti e spektrit të djathtë nuk mund të shkojë me Partinë Socialiste.
Fatmir Mediu: “Dua të theksoj që në opoziten shiptare ka edhe njerëz të penetruar që mbështësin interesat e Zotit Nano, që nuk përfaqësojnë asnjë gjë politikisht, por përpiqen që të jenë në tryezat e vendimmarrjes ose afër përfaqësuesve të lartë të politikës së opozitës shqiptare në mënyrë që ajo të kthehet në një opozitë konjokturale dhe pragmatiste për t’i shërbyer interesave të vogla të disa individëve dhe jo interesave të opozitës shqiptare dhe të asaj që kërkojnë qytetarët shqiptarë.”/tvklan.al