Kryerepublikani Fatmir Mediu, mbylli turin e tij elektoral në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Numri një i Republikanëve ishte i pranishëm në mitingun mbyllës të fushatës elektorale në qarkun e Beratit. Gjatë fjalës së tij Mediu u ndal tek zgjedhjet e 28 qershorit duke i cilësuar ato si pararendëse të hyrjes së Shqipërisë në familjen e madhe Europiane.
Fatmir Mediu: “Votoni PR, votoni numrin 16. Vetëm 3 dit e ndajnë Beratin dhe Shqipërinë nga një moment i madh historik i vazhdimit të ndryshimit për të përcaktuar Beratin, Shqipërinë dhe kombin shqiptar atje ku zoti ka kërkuar të na vendos, atje ku historia e Beratit e kërkon, atje ku fëmijët tanë e kërkojnë, atje ku e ardhmja e kërkon të jemi të lirë, dinjitoz në BE”.
Më tej kreu republikan u ndal në qytetin e Korçës. Duke e ftuar elektoratin majtë të votojë numrin 16 Mediu tha se koalicioni i djathtë do të ofrojë një politikë me dhe për çdo qytetar shqiptar. Takimet e kryerepublikanit u mbyllën në zonën administrative zgjedhore numër 52 në kryeqytet. Gjatë mandatit të dytë ne do të kërkojmë me insistim zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës pasi mbi të gjitha është një çështje e së drejtës përfundoi fjalën e tij Mediu./tvklan.al