Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i partisë Fatos Nano heq dorë nga bisedimet me socialistët për rikompozim të qeverisë. Aldrin Dalipi, zëdhënësi i qeverisë lajmëroi për vizitën 4-ditore të shefit të ekzekutivit në Poloni, Bullgari dhe Poloni, duke komentuar se negociatat mes socialistët do të bëhen vetëm në rrugë institucionale.

Aldrin Dalipi:- “Kryeministri ka deklaruar, se asnjë takim informal, asnjë tavolinë konsultimesh, nuk mund të zëvendësojë strukturat legale, përfaqësuese të zgjedhura të PS. Kryeministri dhe kryetari i PS Fatos Nano, garanton se nuk do të lejojë as pazaret për karrige, as fraksionet për pushtet, as flirtet e tyre me opozitën, për të delegjitimuar mazhorancën socialiste dhe progresiste”.

Dështimin e bisedimeve e pohon dhe pala tjetër. Negociatorët e takimit me kreun e Kuvendit lajmëruan se nuk është përcaktuar takimi i radhës me kryeministrin. I kontaktuar me telefon, Spartak Braho pranoi se tryeza nuk konkludoi në ndonjë zgjidhje konkrete. Përkrahësit e ish-kryeministrit Meta do të presin përfundimin e punimeve të samitit të kryetarëve të qeverive të vendeve të nismës të Europës Qendrore, ku merr pjesë kryeministri Fatos Nano.

Gjatë turit katërditor, shefi i qeverisë shqiptare do të nënshkruaj marrëveshje të rëndësishme në fushën e mbrojtjes, shëndetësisë dhe doganave./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj