Mafia italiane ka vepruar krahas forcave të Bukoshit për organizimin e 14 Shtatorit. Fatos Nano pretendi për postin i Partisë më të madhe në pushtet ka publikuar sot në konferencën e socialistëve të Përmetit të dhënat e Kryeprokurorit të mafias italiane. Sipas Nanos elementë të saj kishin marrë përsipër t’i jepnin një goditje vdekjeprurëse Kryeministrit Fatos Nano për veprimet bllokuese ndaj kompanisë VEFA.

Nëpërmjet një punonjëse të VEFA-s, tha Nano, e cila tani punon në administratën e lartë qëndrore e punësuar kohët e fundit me firmën e Majkos, mafiozët italianë i dërgonin Sali Berishës mesazhin që të vazhdonte protestën ndaj Qeverisë Nano duke e akuzuar atë për korrupsion dhe për tradhëti kombëtare në lidhje me takimin e Kretës me Millosheviçin. Deklarata e Nanos ka ardhur pikërisht pas pyetjes së një socialisti përmetar se çfarë është bërë për kthimin e parave të lëna në fajde. Më tej Nano ka sqaruar se sistemuan paratë dhe pasuritë e patundshme në kujdesin dhe asistencën teknike ndërkombëtare.

Ky operacion tashmë është drejt përfundimit. Nano tha se përveç kësaj ky aksion kishte dhe risqe personale. Sipas tij bllokimi i aktivitetit të VEFE-s që solli për pasojë dhe arrestimin e Vebi Alimuçës përkon me ngjarjet që u zhvilluan pak më pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Berisha dhe të tjerë që u është hequr imuniteti që drejtësia pret ti dëgjojë si të pandehur, gjithnjë të pafajshëm deri në një verdikt, apo si dëshmitarë për pjesëmarrjen në ngjarje të tilla do të vazhdojnë të trimërohen dhe të sfidojnë shtetin ligjor në Shqipëri pa të cilin dhe pa asnjë garanci as me Nanon dhe as me Majkon, as me këtë Parti Socialiste po një tjerët më të mirë nuk do të përsëriten ngjarje të tillla. Askush, as ne sikur të marrim një vendim në Kongres që do tja falim apo nuk do tja falim Berishës, nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në punët e drejtësisë së pavarur. Në këtë pikë, kompromise personale, pazarllëqe që tani po shfaqen hapur që lidhen me karrigen në pushtet dhe jo me institucionet e shtetit ligjor, nuk e ndihmojnë ktë proces dhe jam i bindur se ne kemi forcën dhe energjitë e nevojshme pjekurinë dhe aftësinë institucionale që të mos i flakim këta që gabojnë por t’u japim dorën për të ndihmuar “– u shpreh Nano.

Ndërkohë kjo konferencë e socialistëve ka ballafaquar dy krahët kundërshtarë brenda Partisë Socialiste. Ndërsa Maqo Lakrori ka mbrojtur kandidaturën e Majkos kjo është kundërshtuar nga të pranishmit në sallë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego