Kanye West ka humbur një marrëveshje prej 20 milionë dollarësh në Japoni pas paraqitjes së tij dhe Bianca Censori në Grammy.
47-vjeçari kishte firmosur për dy koncerte në Tokyo Dome në maj, por pas tapetit të kuq që nxiti aq shumë diskutime, investitorët janë trembur.
Burime në Tokio janë shprehur për Daily Mail: “Kanye po dreqos çdo mundësi që i vjen. Ai gjest ishte tej mase i frikshëm dhe është pritur me tmerr në Japoni. Japonia po përjeton një zgjim kulturor për të drejtat e grave dhe lëvizja ‘MeToo’ është shumë e fuqishme këtu. Ajo që bëri ai shihet si një veprim i kontrollit të partneres çka është e papranueshme. Ai e ka gjykuar plotësisht gabim Japoninë në aspektin kulturor”.
Reperi ka qëndruar në një hotel në Tokio përgjatë pjesës më të madhe të vitit të shkuar.
“Investitorët në Japoni që mbështesin koncertet janë shumë të acaruar me këtë. Ka gjasë që ata të tërheqin mbrapsht fondet për koncertet”, tha një burim.
Një eksperte e leximit të buzëve, Nicola Hickling tha se reperi po komandonte 30-vjeçaren gjatë daljes së tyre. “Po bën një skenë tani”. Në atë moment Bianca kishte ende veshur peliçen e zezë mbi rrjetën e saj të tejdukshme.
Më pas ajo pohon me kokë dhe Kanye vijon: “Bëj një skenë, do të them që ka më shumë kuptim. Hidhe pas teje dhe më pas kthehu, unë jam këtu”. Më pas ajo i përgjigjet: “Në rregull, shkojmë”.
West dhe Censori u larguan pak pas parakalimit në tapetin e kuq ku u panë duke hipur në limuzinë. Më pas, kanë qarkulluar video ku ishin të pranishëm në një festë dhe kësaj here, Bianca kishte veshur një trupore të zezë tyli që nuk përbënte asnjë ndryshim nga ‘fustani’ i mëparshëm duke mos fshehur asgjë.
Gjatë dy viteve që çifti është bashkë, kanë qarkulluar lajme se West i ka caktuar Bianca-s rregulla që ajo duhet t’i ndjekë si veshjet dhe ushqimet që duhet të hajë. Familja dhe miqtë e saj kanë shprehur vazhdimisht shqetësim për të pasi duket se është e nënshtruar në këtë marrëdhënie./tvklan.al