Devijim qarkullimit për disa ditë
Nis faza e tretë dhe përfundimtare e punimeve për rrjetin e ri të kanalizimeve në rrugën e “Durrësit”. Për shkak të punimeve, Bashkia e Tiranës njofton se do të ketë devijim të qarkullimit të automjeteve.
Nga dita e Hënë, do të ketë kufizim të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Durrësit”, nga kryqëzimi me rrugën “Mine Peza” deri te sheshi “Skënderbej”, si dhe pjesërisht në Unazën e Vogël të qytetit, rruga “Ded Gjo Luli” ku punimet do të kryhen vetëm natën.
Segmenti i saj nga rruga “Fortuzi” deri te lidhja me “Unazën e Vogël”, do jenë plotësisht të bllokuara dhe me ndalim qarkullimi për një periudhe disa ditore.
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të jetë i mundur gjatë gjithë fazës ndërtimore. Linjat e transportit publik që qarkullojnë në rrugën e “Durrësit” dhe rrugën “Mine Peza do të devijohen për në rrugën “Asim Vokshi” për të vijuar më pas në bulevardin “Zog I”.
Tv Klan