Prindërit e Erietës edhe sot nuk kanë mundur të takojnë nipërit e tyre. Përparimi i Laçit ka trokitur në portën e Lulzim Avdylit, por as Edri dhe as Sibora nuk kanë qenë aty. Kështu vendimi i Gjykatës së Tiranës që dy fëmijët të qëndrojnë tre ditë nga gjyshërit nga nëna dhe tre ditë me gjyshërit nga babai, nuk është zbatuar. 2 zyrat e përmbarimit, ajo e Laçit dhe e Tiranës, kishin koordinuar që të vepronin njëkohësisht si në Laç ashtu dhe në Tiranë dhe për të gjetur fëmijët.

Sot në shtëpinë e xhaxhait në Laç, e shoqja u ka thënë Përmbarimit se fëmijët kanë shkuar sëbashku me xhaxhain në Vlorë për pushime. Pas kësaj familja e Erietës ka shkuar në Prokurori për të bërë padi ndaj babait dhe vëllait të Dritan Avdylit për kundërshtim të vendimit gjyqësor që u jep të drejtën gjyshërve Sokoli të mbajnë fëmijët e vajzës së tyre të vrarë./tvklan.al