Ferdinand Poni:“Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë ka depozituar kallëzimin penal. Kallëzim për veprat penale për falsifikimin të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave dhe të përhapjes së informatave të rreme që ngjallin panik. Ministria e Brendshme në cilësinë e autoritetit mbikëqyrës të kontratës koncesionare prodhimi dhe shpërndarja e letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike është tepër e interesuar që të zbardhet tërësisht e vërteta e deklarimeve publike të vihen në dispozicion të prokurorisë dokumentet e paraqitura në seancë plenare nga deklaruesit, të sqarohet se pse dhe në ç’mënyrë i disponojnë këto dokumente, si kanë marrë dijeni për këto informacione të tjera pyetje që vërtet do të mund të sqarojnë çështjen por dhe do të … këtë projekt madhor për Shqipërinë nga ndërhyrje, në mos më madhore, që mund të synonin solidaritetin e tij apo që më keq që synojnë apo mund të cenonin imazhin pa asnjë bazë të procesit. Duke qenë se evidentohen apo ravijëzohen mjaft qartë elementët e veprës penale, Ministria e Brendshme shpreh shqetësimin për veprimet e konstatuara dhe është e mendimit se prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë ndodhet në kushtet e fillimit të çështjes penale. Kallëzimi penal më numër protokolli i Ministrisë së Brendshme dhe dokumenti faqja e protokollit të prokurorisë e rrethit gjyqësor Tiranë që është dorëzuar sot dhe është marrë në dorëzim. Dhe numri i protokollit 15,68 i datës 16 Marsi ditës së sotme të prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.”/tvklan.al