Ferdinand Xhaferri: “Doja të them dy fjalë për liderin e opozitës, zotin Rama. Para disa ditësh ka kërcënuar se mund të përmbysë me dhunë rendin kushtetues. Atëherë në qoftë se ai kërkon të përmbysë me dhunë rendin kushtetues, nuk ka më etikë. Unë jam Ministri i Kulturës, por nuk kam etiketë të Ministrit të Kulturës sepse ai nuk po sillet si lider i opozitës, ai nuk po sillet si kryetar i Partisë Socialiste. Duke kërcënuar të përmbysë me dhunë rendin kushtetues ai është kthyer në origjinë, në alabakun ordiner që bridhte plazheve të Evropës lakuriq dhe rendi kushtetues do ta trajtojë si të tillë.”/tvklan.al