Italia vazhdon të mbetet partneri kryesorë i Shqipërisë në shkëmbimet tregtare. Në një konferencë prezantuese në bashkëpunimin në sektorin e kozmetikës, ambasadori italian Saba D’Elia ka vlerësuar zhvillimin ekonomik në Shqipëri duke vënë në dukje vëmendjen e shtetit fqinj ndaj vendit tonë.

Saba D’Elia: “Ekonomia shqiptare ka një rritje vjetore rreth 6%, duke përfaqësuar kështu vendin me rritjen më të madhe ekonomiken Evropën lindore. Ky aktivitet synon rritjen e mundësive të bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve, të cilat janë aktualisht të cilësisë së parë. Vëmendja e Italisë për rritjen e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë është real dhe me baza të forta.”

Promovimi i bashkëpunimit në sektorin e kozmetikës vjen në kuadër të festivalit italian në Shqipëri. Ky aktivitet me efekt promocional synon një marrëdhënie të ndërsjellët mes konsumatorëve shqiptar ndaj produkteve italiane dhe investitorëve të shtetit fqinj ndaj projekteve në venin tonë./tvklan.al