Socialistet shprehen skeptike në lidhje me marrëveshjet e nënshkruara në fushën e energjisë pak ditë më parë nga kreu i qeverisë Berisha dhe homologu italian Silvio Berlusconi gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë. Gjatë seancës plenare ata i kanë kërkuar kryeministrit që t’i japë përgjigje një sërë pyetjesh, duke e cilësuar një detyrim ligjor kundrejt shqiptarëve.
Andis Harasani: “Italianët për Italinë dhe jo Shqipëria pronë qeveritare. Shqipëria së paku duhet të prodhojë përmes TEC-eve dhe hidrocentraleve e të energjisë së erës pothuajse 2fishin e energjisë që prodhon sot. Do të rrisë si pasojë indirekte e saj emetimin e gazit karbonik dhe gazeve të tjerë të dëmshëm për shëndetin e njeriut në një masë që është vështirë të llogaritet sot.”
Ministri i Energjetikes Genc Ruli duke i cilësuar dy projektet e nënshkruara madhore, sqaroi avantazhet dhe përfitimet që do të ketë shteti shqiptar dhe komuniteti, që nga punësimi deri tek rritja e të ardhurave fiskale për buxhetin e shtetit.
Genc Ruli: “Pse po prodhojmë ne energji dhe këtë energji do e marri Italia? Shqipëria më miratimin në një projekti të tillë, prej 1 miliard euro për herë të parë futet në rrjetin Europain, pse jo dhe botërorë të gazit natyror të lëngëzuar. Projekti i 2 për të ndërtuar një park prodhimi të energjisë së erës në zonën e Vlorës. Është padyshim një burim punësimi për këtë zonë. E dyta ka një përmisim të ndjeshëm të rrjetit rrugor, që bëhet për qëllimet e vetë projektit po nga i cili përfton dhe komuniteti. Të ardhurat fiskale që vijnë nga ky projekt sikundër nga çdo projekt tjetër investues në Shqipëri. Investohet tek ai në 30% të shumës së investimit.”
Dy marrëveshjet kryesore në fushën e energjisë mes qeverise shqiptare dhe asaj italiane parashikojnë ngritjen e një stacion rigazifikimi në Fier dhe ndërtimin e një parku energjetik me ere në Vlorë./tvklan.al