Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Në rrethin e Laçit dita e parë e shkollës ka nisur me protestën e nxënësve të shkollës në Shullaz, rreth 6 km larg Laçit. Sipas nxënësve të kësaj shkolle, mjediset e saj janë të papërshtatshme për kryerjen e mësimit. Protestës së fëmijëve i janë bashkëngjitur edhe disa nga prindërit.

Prindërit e klasës së tretë kanë kërkuar të heqin të gjithë nxënësit e kësaj klase nga mësimi, sepse mësuesja e tyre është pa arsimin përkatës dhe i keqtrajtonte nxënësit. Ata kanë kërkuar kryerjen e mësimit në qytetin e Laçit edhe pse kjo shkollë është 6 km larg tij.

Ndërsa në Gjirokastër vitit i ri akademik 2003-2004 ka nisur me 100 shkarkime në stafin e edukatorëve dhe mësuesve në ciklin fillor, 8-vjeçar dhe atë të mesëm. Drejtoria arsimore e rrethit shkarkimet i justifikon me numrin e vogël nëpër shkolla. Raporti mësues-nxënës në shkallë vendi është 1 me 20. Ndërsa në rrethin e Gjirokastrës ky raport është 1 me 12. 100 mësuesit e mbetur papunë tashmë i gëzohen vetëm asistencës njëvjeçare.

Ndërkohë që viti i ri shkollor i gjen godinat e shkollave më të mjeruar se një vit më parë edhe pse është folur për investime në shkollat që ndodhen në qytetit. Mungesa e dyerve të sajuara në këto shkolla, mungesa e xhamave, lagështia e tepërt, si dhe ambientet sanitare, që nuk mund të jenë të tilla, do të jenë vatrat e dijes për fëmijët gjirokastritë.

Në Elbasan problem është braktisja e bankave të shkollës edhe pse shifra zyrtare e braktisjes është 3-3.5%, aq sa mesatarja e të gjithë republikës. Fillimin e vitit të ri shkollor e ka përshëndetur edhe prefekti i Elbasanit Qazim Sejdini në shkollën Pedagogjike./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka