Lajme Arkiva 2003

Në dimër nuk ka drita, në verë mungon uji. Është një ritual që tashëm shqiptarët janë mësuar. Edhe këtë vit furnizimi me ujë të pijshëm lë shumë për të dëshiruar. Disa lagje të kryeqytetit nuk janë furnizuar me ujë për gjatë gjithë ditës së djeshme. Për këtë problem ne kërkuam një shpjegim nga Andi Xheleti, drejtori i përgjithshëm i ujësjellësit i cili nuk pranoi të prononcohej para kamerave të televizionit tonë, por na sqaroi lidhur me këtë problem.

Sipas tij, arsyeja e mos furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm në disa lagje të Tiranës ka qenë mbyllja e ujësjellësit për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruktimin e rrugës “Don Bosko” dhe për shkak të punimeve që po kryhen në disa zona për fuqizimin e tubacioneve.

Xheleti shpreh se nuk kanë bërë si zakonisht lajmërim në televizion, pasi sipas tij ishte parashikuar që punimet do të mbaronin shpejtë dhe furnizimi do të kryhej normal në orët e pasdites, por parashikimi nuk ishte i saktë . kështu që banorët e këtyre lagjeve janë detyruar që për të mbushur ujë ti drejtohen çezmës përpara piramidës./tvklan.al