Në palestrën e gjimnazit “Ismail Qemali” është KZAZ numër 57. 89 qendra votimi nga disa komuna të Tiranës po mbledhin kutitë e tyre në këtë vend për të vazhduar më pas procesin e numërimit të votave.
Erion Todhe: “Sa kuti votimi kanë ardhur deri tani në KZAZ-n tuaj?”
Komisioneri: “Në KZAZ numër 57 kanë ardhur 26 kuti votimit nga 89 që ka gjithë KZAZ-ja.”
Erion Todhe: “Pra këto janë kutitë e votimit?”
Komisioneri: “Po këto janë kutitë që kanë ardhur dhe kanë ardhur nga të gjitha njësitë vendore.”
Erion Todhe: “KZAZ-ja juaj cilat kuti votimi merr?”
Komisioneri: “KZAZ-ja numër 57 përfshin njësitë vendore të Kasharit, Prezës, Vorës, Bërxullit, Farkë, Ndroq, Pezë dhe Vaqarr.”
Erion Todhe: “Sa janë gjithsej, sa kuti priten?”
Komisioneri: “89 qendra bashkë me 89 kuti. Domethënë kuptohet një kuti e materialeve zgjedhore dhe një kuti e fletëve të votimit.”
Erion Todhe: “Deri tani ka shkuar çdo gjë në rregull?”
Komisioneri: “Çdo gjë në rregull, nuk kemi patur ndonjë problem.”
Erion Todhe: “Si pritet të shkojë procesi i numërimit?”
Komisioneri: “Procesi i numërimit me sa shikoj do shkojë shumë mirë pasi unë jam marrë edhe herë tjera me zgjedhje dhe më bën përshtypje se këtë herë kanë ardhur kutitë e votimit shumë më shpejt se sa radhët e tjera.”
Erion Todhe: “Kujt i dedikohet kjo?”
Komisioneri: “Po ky di ndoshta procesi zgjedhor.”
Më pas do të vijojë procesi i numërimit të votave.
Komisioneri: “Ne kemi tavolinat e numërimit, janë 6 tavolina numërimi ku funksionojnë, çdo tavolinë nga dy grupe numërimi. Njëri është grup funksional dhe njëri është grup rezervë, pasi të bëhet do nxjerrin rezultatet dhe del përfundimtarja.”
Erion Todhe: “26 nga 89 qendrat e votimit i kanë dorëzuar kutitë e tyre. Tashmë pritet që 63 të tjera ti dorëzojnë. Siç e shihni këta janë komisionerët që presin të dorëzojnë kutitë në KZAZ 57.”
Marrja në dorëzim e kutive të votimit po ecën me rimte të shpejta. Autoritet e kësaj KZAZ-je garantojnë se më i shpejtë do të jetë edhe procesi i numërimit./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe