Lajme Arkiva 2003
Nga 6 rrugica problematike që ka njësia bashkiake numër 4 për mbarësi ka nisur të rikonstruktohet ajo ku jeton një komunitet rom. Rruga mban emrin Tasim Shehu dhe është pjesë lidhëse me rrugën e sapo rikonstruktuar “Myslym Keta”.
Punimet nisën falë Fondit Shqiptar të Zhvillimit të një kontributi të banorëve, biznesmenëve të kësaj zone. Së bashku me bashkinë e Tiranës kanë nisur punimet ku përveç trotuareve dhe shtrimit të rrugës do të bëhen edhe kanalizime të ujërave të zeza ne ish serat e Alliasit që i përkasin kësaj njësie bashkiake.
Edi Rama: Këtu është një tjetër rast ku bëhet e domosdoshme një ndërhyrje për të lidhur aksin tashmë të rikonstruktuar kryesor me një zonë të tërë banimi e cila duhet të kalojë një lum në dimër dhe duhet të çajë përmes pluhurit në verë në mungesë të rrugës dhe të kanalizimeve. Kështu që afro gjysmë kilometri rrugë dytësore fillon sot të rikonstruktohet.
Nga projektet e paraqitura segmenti i shkurtër fitoi projektin pasi kërkonte më pak para. 8 milionë Lekë dhe po kaq do të përdoren për kanalizimet e Alliasit. Me të mbushur të dyzetat rruga do të justifikojë emrin dhe banorët nuk do të mund të sjellin më baltën në shtëpi./tvklan.al